Ministria e Tregtisë vazhdon inspektimet, veç sonte shqiptoi 20 gjoba NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Mbrëmjen e kësaj të premte, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut, bashkë me inspektorët e ATK-së, inspektorët komunalë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar në të gjithë vendin. Në disa operatorë ekonomikë kanë hasur në shkelje të ndryshme, njofton Klankosova.tv. Sipas njoftimit të ministrisë, gjatë inspektimit, janë shqiptuar gjithsej 20 gjoba, katër inicime të procedurës për kundërvajtje, si dhe nëntë sekuestrime. Tutje, thuhet se inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese.
Kosova Autobusaxhinjtë e Vushtrrisë s’i durojnë kombit, protestojnë ndaj tyre (VIDEO) 30.06.2022 20: 57
Video Lajme Autobusaxhinjtë e Vushtrrisë s’i durojnë kombit, protestojnë ndaj tyre - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 20: 56