Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministria e Infrastrukturës thotë se nuk u informua për testimin në Urën e Ibrit

NULL NULL
24.06.2025 17:29
ura e ibrit klan
Ura mbi Lumin Ibër në Mitrovicë. Foto | Klankosova.tv

Sot mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë, u panë kamionë e mjete për matje gjeodezike.

Një kompani e kontraktuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kreu testime.

E lidhur me këtë testim, nga Ministria e Infrastrukturës thanë se nuk janë informuar.

Zëvendësministri në detyrë Hysen Durmishi, tha për Klankosova.tv se kjo ministri i ka kryer testimet vitin e kaluar.

“Jo zyrtarisht kemi informacion se një kompani e kontraktuar nga Zyra e BE-së i ka kryer këto testme. Ne nuk kemi pasur asnjë njoftim se sot do të ndodh sot. Ne si ministri i kemi përfunduar testimet vitin e kaluar. I kemi marrë raportet me rezutlate, ura është stabile për çfarëdo lloj ngakese që mund të kalojë mbi urë. Me siguri se këto testime po kryhen për t’i verifikuar të gjeturat tona”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Ai theksoi se ura aktualisht nuk shfrytëzohet për qarkullim të automjeteve, por vetëm për kalimin e këmbësorëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.