Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministria e Drejtësisë me filma emancipues për të burgosurat (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 04.10.2022 20:09

Ministria e Drejtësisë këtë të martë ka shfaqur një film për gratë e burgosura në Qendrën Rehabilituese në Lipjan.

Qëllimi i kësaj iniciative, sipas ministres Albulena Haxhiu, ishte emancipimi e motivimi i grave për të drejtat e tyre, njofton Klan Kosova.

Sipas Haxhiut, ky organizim u bë në kuadër të punës që po bëhet për rishikimin e programeve rehabilituese.

Filmi, që për tematikë pati sakrificën e grave në Mbretërinë e Bashkuar për të votuar, u pëlqeu të burgosurave, të cilat falënderuan ministrinë për nismën.

lajme të ngjashme