Ministria e Bujqësisë premton mbështetje për fermerët e Kaçanikut NULL NULL 16.07.2019 14:20 16.07.2019 14:20 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes masave të shumta përkrahëse do të vazhdojë mbështetjen e veprimtarive bujqësore në Komunën e Kaçanikut. Kështu është shprehur, ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviq gjatë takimit që sot pati me nënkryetarin e Komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, ku është biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë. Zhiviq e ka njoftuar atë se tashmë afati për aplikim për pagesa direkte dhe projektet e zhvillimit rural është mbyllur dhe shumë shpejt ajo tha se do të fillojnë edhe vlerësimet e aplikacioneve për programet mbështetëse. Ajo theksoi se mbështetje në këto programe do të gjejnë edhe fermerët e kësaj komune, të cilët do t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja. Nga ana e tij, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra, e falënderoi ministren për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Poashtu, Bajra e njoftoi ministren edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025