Ministri Vitia: I kemi siguruar vaksinat, jemi gati për vaksinim masiv NULL NULL 14.06.2021 22:46 14.06.2021 22:46 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv ndaj COVID-19 në nivel vendi. Vitia thotë se janë siguruar vaksinat dhe janë bërë përgatitjet, njofton KlanKosova.tv. “Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit. I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës”. Vitia mes tjerash thotë se shpreson që qytetarët të jenë të mbrojtur ndaj virusit gjatë vjeshtës dhe dimrit. Njoftimi i plotë i Vitisë: Jemi në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin tonë. Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit. I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës. Kështu shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurtë dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur. Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit. Ju falenderoj të gjithëve për besimin dhe solidaritetin e treguar prej shkurtit të vitit 2020. Falenderime nga zemra të gjithëve që ndihmuan në sigurimin e vaksinave! Ecim tutje, për më mirë dhe më sigurtë!