Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri ukrainas i Energjisë: Rusia ka goditur 80 për qind të termocentraleve konvencionale

NULL NULL
08.04.2024 17:44
Foto ilustruse.
Foto ilustruse.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko ka thënë se Rusia ka goditur deri në 80 për qind të termocentraleve konvencionale të Ukrainës dhe gjysmën e hidrocentraleve të saj.

Galushchenko shtoi se sulmet e fundit kanë qenë më të rëndat që nga fillimi i luftës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Moska besohet se ka nisur sulme pothuajse të përditshme në rrjetin elektrik të Ukrainës që nga fundi i muajit të kaluar.

“Deri në 80 për qind e gjenerimit termik u sulmua. Më shumë se gjysma e prodhimit të hidrocentraleve dhe një numër i madh nënstacionesh”, është shprehur tutje Galushchenko.

lajme të ngjashme