Ministri Sveçla edhe të premten në veri (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 23.12.2022 20:12 nga Qendresa Tershana 23.12.2022 20:12 Ditën është qetë. Por, me të rënë terri zhurmat e shok bombave në veri të vendit tashmë janë bërë të zakonshme. Disa të tilla shpërthyen edhe mbrëmjen e së enjtes te vendi që nihet si “Tre Rrokaqjejtë” e te Lagjja e Boshnjakëve, njofton Klan Kosova. Por, vec për këto, policia u thirr nga shqiptarët të intervenojë edhe për dy raste të tjera. Atë të sulmimit të disa të miturve në Mitrovicën të Veriut që dyshohet se u bë nga disa serbë, e po ashtu edhe të punëtorit të një firme që u kanos nga katër persona të maskuar e me armë. Por, kësi telashe thonë se nuk kane banorët e Kushtovës, Bistricës e Cerajës. Rruga kryesore e këtyre fshatrave po përdoret si alternativë për zyrtarët policorë për të shkuar deri në rrugën kryesore Leposaviq-Mitrovicë – aty ku nga e mërkura po qëndrojnë me patrullë statike. Xhirimi i tyre nuk iu lejua televizionitm të premtën. Megjithatë ato nga afër i pa Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili siç mëson televizioni ka qëndruar nga mëngjesi te stacioni policor në Kushtovë të Vllahisë por edhe i vizitoi policët që po patrullojnë në atë rrugë. Kujtojmë që pikërisht nga Mitrovica ministri Sveçla deklaroi të enjtën se vendi ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për largimin e barrikadave. Bllokadat në rrugë u vendosen 2 javë më parë, e sipas Sveçlës ditët e kaluara me bllokada veç kanë rënduar situatën në veriun e vendit.