Ministri suedez harron pasaportën, mungon në samit (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 03.10.2023 21:05 nga Iliri Pireva 03.10.2023 21:05 Një mungesë e pazakontë u shënua në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të parin që u mbajt jashtë kufijve të sigurt të Unionit. Por, qe kryediplomati suedez, Tobias Billström, ai që nuk arriti fare në Kiev, ndonëse ishte nisur për atje. Udhëtimi i tij u ndal në kufirin Poloni-Ukrainë meqë aty u konstatua se e ka harruar pasaportën. Kjo u tha te jetë edhe arsyeja sipas një gazete austriake që Billstrom të kthehej mbrapsht pa hipur në trenin për udhëtimin tetëorësh me homologët e huaj drejt kryeqendrës ukrainase. Kabineti i ministrit nuk komentoi arsyet e mungesës, duke përmendur vetëm ca pengesa logjistike. Në vend të tij, Suedia u përfaqësua nga ambasadori i vendit në Ukrainë, Martin Åberg. Por, ky nuk ishte i vetmi ministër i Jashtëm që nuk u paraqit në Kiev. Hungarezi Péter Szijjártó, që mban lidhje të ngushta me Rusinë, e refuzoi ftesën, ndërsa letonezi Krišjanis Karinš dhe polaku Zbignieë Rau u detyruan të tërhiqen pas përhapjes së re të Covid-19.