Ministri Krasniqi: Lejohet mbajtja e dasmave dhe hapja e pishinave deri me 50 persona NULL NULL 02.07.2020 23:35 02.07.2020 23:35 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nga sot lejohet hapja e të gjitha pishinave në vend. Por ai ka theksuar se numri i qytetarëve që frekuentojnë ato nuk mund të jetë më i madh se 50 persona, njofton Klan Kosova. “Kemi angazhuar inspektoriat shtesë dhe ata që nuk iu përmbahen udhëzimeve do të merren masa ndëshkuese ndoshta deri tek mbyllja e pishinave. Më e rëndësishmja është shëndeti i qytetarëve. E dimë që ndikon në ekonomi mirëpo kërkojmë mirëkuptimin e bizneseve. Kërkojmë që krahas udhëzimeve të IKSHPK të sillen të gjithë qytetarët”, është shprehur Krasniqi. Ai në Edicionin Special ka potencuar se nga tash edhe mbajtja e dasmave është e lejueshme, vetëm se vlen rregulli i mos grumbullimit mbi 50 persona. “Po është e lejuar” është shprehur ai. “Me rendësi martesat mos të ndalen”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025