Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri izraelit shpreh ngushëllime për viktimat e “World Central Kitchen” në Gaza

NULL NULL
02.04.2024 12:58
Arkiv: Israel Katz, ministër i Jashtëm i Izraelit
Arkiv: Israel Katz, ministër i Jashtëm i Izraelit

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka shprehur ngushëllime pas vrasjeve të punonjësve të “World Central Kitchen”.

Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se incidenti në fjalë do të hetohet.

“Ua përcjell ngushëllimet e mia dhe familjeve të shteteve të punonjësve humanitare World Central Kitchen që u vranë në Gaza”.

“Incidenti do të hetohet nga burimet e tjera për të siguruar që janë përfundimet e nevojshme për të garantuar sigurinë e punonjësve humanitarë”, ka thënë Katz. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme