Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri izraelit paralajmëron udhëheqësin suprem iranian: Mund të përfundosh si Sadam Husseini

NULL NULL
17.06.2025 12:36

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.

Ai e paralajmëroi atë se mund të përfundojë si Sadam Husseini – ish-udhëheqësi i Irakut që u rrëzua dhe u ekzekutua pas ndërhyrjes amerikane në vitin 2003, transmeton klankosova.tv.

”Paralajmëroj diktatorin iranian të mos vazhdojë me krimet e luftës dhe sulmet me raketa ndaj civilëve izraelitë” tha Katz, sipas mediave lokale, transmeton klankosova.tv.

Deklarata sipas Al Jazeera, vjen në një moment tensionesh të larta, pasi Irani pretendon se dhjetëra civilë janë vrarë nga sulmet izraelite që nisën të premten.

”Do të ishte mirë që ai [Khamenei] ta kujtonte fatin e diktatorit të vendit fqinj që zgjodhi të njëjtën rrugë kundër shtetit të Izraelit”, shtoi ministri.

Katz konfirmoi gjithashtu se sulmet izraelite ndaj objektivave të regjimit dhe ushtrisë iraniane në Teheran do të vazhdojnë edhe sot, duke përsëritur thirrjen për evakuimin e qytetarëve nga kryeqyteti iranian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.