Ministri i Sigurisë i Izraelit: Nëse lufta kundër Hamasit ndalet, unë do të largohem nga qeveria NULL NULL 22.01.2024 22:32 22.01.2024 22:32 Itamar Ben Gvir Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir po kërcënon se do të largohet nga posti i tij dhe “të mos jetë pjesë e qeverisë” nëse Izraeli vendos t’i japë fund luftës kundër Hamasit në Gaza. “Nëse nuk ka luftë, nuk ka qeveri, e kam thënë gjatë. Lufta po bëhet, ne e dimë, por nëse, Zoti na ruajt, vendoset ndërprerja e luftës, unë nuk do të jem pjesë e qeverisë”, tha ai, duke folur në një takim të partisë së tij të ekstremit të djathtë, Fuqia Çifute. “Unë do të doja t’ju them se të qenit tonë pjesë e qeverisë ka një ndikim në parcelën tonë të vogël hyjnore të tokës”, u tha Ben Gvir gjithashtu anëtarëve të partisë së tij në takim, duke promovuar disa nga politikat e tyre. Ben Gvir ka një histori të kërcënimeve të tilla, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Në fund të nëntorit, gjatë një pauze të negociuar në luftimet për të lejuar shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë – Ben Gvir kërcënoi se do të largohej nga qeveria nëse sulmet në Rripin e Gazës nuk do të rifillonin sapo të vinte fundi i armëpushimit. Një video e komenteve të tij u postua në mediat sociale nga filiali i CNN, KAN News, një transmetues publik izraelit.