Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron se sulmet amerikane do të kenë “pasoja të përjetshme” NULL NULL 22.06.2025 07:04 22.06.2025 07:04 Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Ai përmes një postimi në X ka paralajmëruar se ato sulme do të kenë “pasoja të përjetshme”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. “Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të skandalshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme”, ka shkruar ai, duke shtuar se Irani “rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesin dhe popullin e tij”. “Shtetet e Bashkuara, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë kryer një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së, ligjit ndërkombëtar dhe (Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore) duke sulmuar instalimet bërthamore paqësore të Iranit”, ka shkruar tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Armët në Vallaq të Zveçanit u gjetën në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenjieviq (VIDEO) 6 minuta më parë
Lajme Vance thotë se Trumpi e mori vendimin përfundimtar "disa minuta para" sulmeve 16 minuta më parë