Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Administrata Trump ishin “kohëra të vështira” për Ukrainën

NULL NULL
05.05.2021 21:31
TOPSHOT - US President Donald Trump and Ukrainian President Volodymyr Zelensky looks on during a meeting in New York on September 25, 2019, on the sidelines of the United Nations General Assembly. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images)

Vitet e administratës Trump ishin “një kohë e vështirë” për Ukrainën, tha Ministri i Jashtëm i këtij shteti gjatë se mërkurës, përpara udhëtimit të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Kiev.

Në një intervistë, Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba foli për rritjen e forcave ruse në kufirin e Ukrainës, mbështetjen e mundshme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe ofertën e Presidentit Joe Biden për një samit me udhëheqësin rus Vladimir Putin, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.

Komentet e Kuleba në lidhje me mandatin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pasojnë skandalin e vitit 2019 që përfshin Trump dhe pretendimet se ai ka bërë presion ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të hetuar rivalin e tij politik Biden dhe djalin e tij, Hunter përpara zgjedhjeve të vitit 2020.

Kuleba tha për administratën Trump: “Ishte një kohë e vështirë dhe në atë pikë të gjithë ishim të përqendruar në një gjë në ruajtjen e mbështetjes dypartiake në Shtetet e Bashkuara”.

Ministri shtoi se qeveria ukrainase do të vazhdojë të investojë në marrëdhënie me të dy demokratët dhe republikanët në SH.B.A. për të siguruar që marrëdhëniet midis dy vendeve janë në një “terren më të fortë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.