Ministri i Jashtëm i Maqedonisë udhëton drejt Gjermanisë NULL NULL 25.04.2022 13:47 25.04.2022 13:47 Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Gjermanis, ku do të takohet me Ministren e Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë, përgjegjëse për Evropën, Ana Lirman. Osmani në Budenstagun gjerman, do të takohet edhe me Mihail Rot, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Anton Hofrajter, Kryetar i Komisionit për çështjet e BE-së. Agjenda e Ministrit Osmani, parashikon edhe takime me Këshilltarët e Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Jens Plotner- për politikën e jashtme dhe Undine Ruge, për çështjet e BE-së. Qëllimi i vizitës është që të riafirmohet qëndrimi i Gjermanisë në lidhje me dosjen evropiane dhe mbështetjen në lidhje me nevojën urgjente për zhbllokimin e procesit negociues me BE-në. Në takim pritet që të shkëmbehen mendime edhe për dinamikën rajonale, si dhe për situatën e sigurisë në kontinentin evropian, në pikëpamje të sfidave të reja gjeopolitike, njofton zhurnal.mk. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.