Ministri i Jashtëm i Italisë nesër në Shqipëri, takon Ramën dhe Metën NULL NULL 10.12.2019 17:13 10.12.2019 17:13 Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë nesër Shqipërinë. Ministri italian do të takohet me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe me kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të takimit me kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp, shkruan Top Channel. Ministri Di Maio do të vizitojë edhe disa nga vendet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që e goditi Shqipërinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Situata me flakët në Shqipëri, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha 12 minuta më parë