Ministri Hyseni në Beograd për terrorizmin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Hyseni në Beograd për terrorizmin

NULL NULL
29.04.2015 17:13

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Skënder Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Drejtorisë Kundër-Terrorizmit në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli dhe Shqipe Mjekiqi, këshilltare e Lartë Politike, po marrin pjesë në Konferencën Rajonale në Beograd, mbi: Luftëtarët e Huaj Terroristë, Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftimin e Terrorizmit në Rajonin e Ballkanit, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ambasada e ShBA-së në Beograd.

Gjatë punimeve të konferencës, ministri Hyseni ka mbajtur një fjalë, me ç’rast ka shprehur rëndësinë për bashkëpunim edhe më të ngushtë rajonal në parandalimin e ekstremizmit dhe luftimin e terrorizmit.

Ministri Hyseni po ashtu ka paraqitur gjendjen aktuale në Kosovë, duke përmendur ligjin për ndalim në bashkimin në luftërat e huaja që ka hyrë në fuqi së voni, arrestimet e shumta që janë bërë, si dhe strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që është në hartim e sipër, si më se e nevojshme për të evituar që radikalizmi dhe ekstremizmi të shpijnë në terrorizëm.

Në margjinat e konferencës, ministri Hyseni ka biseduar shkurt me ministra dhe ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituar në Beograd.