Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Hoti priti në takim përfaqësuesit e sindikatave të Doganave dhe Shpediterëve

NULL NULL
02.06.2016 14:41

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takime të ndara  përfaqësuesit e Sindikatës së Doganës dhe përfaqësuesin e Shoqatës së Shpediterëve të Kosovës, me të cilët diskutoi për themelimin e Agjencisë për Tatime dhe Doganë të Kosovës (ATDK) , ku  me këtë rast u bë e ditur se bashkim i këtyre dy institucioneve në një agjenci të vetme është reforma më e madhe në administratën publike për shumë vite, e cila njëherit është prioritet edhe i Qeverisë së Kosovë.

“Gjatë këtyre takimeve u tha se synimi i  themelimit të  Agjencisë për Tatime dhe Doganë e Kosovës, është krijimi i një agjencie moderne, me besueshmëri të lartë dhe të paanshme, që do të mbrojë interesat financiare të Republikës së Kosovës, do të sigurojë efikasitet dhe drejtësi për qytetarë dhe biznese gjatë përmbushjes së detyrimeve të tyre tatimore ndaj shtetit të Kosovës,” thuhet në komunikatën e ministrisë së Financave, njofton Klan Kosova.

Më tëj njoftohet se Hoti i ka siguruar sindikalistët se nuk do të ketë lëvizje të pozitave, dhe është shprehur i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit dhe marrjen parasysh të sugjerimeve.

“Ministri Avdullah Hoti diskutoi me përfaqësuesit e Sindikatës së Doganave të Kosovës dhe Shoqatës së Shpediterëve  edhe për hapat e bashkimit të dy agjencive në një të vetme si dhe respektimin e  të gjitha të drejtave të  zyrtarëve dhe punëtorëve të këtyre Agjencive gjatë dhe pas bashkimit. Me këtë rast Ministri Hoti falënderoi të gjithë stafin e ATK-së dhe Doganës për mbështetjen e këtij projekti të Qeverisë dhe gjithashtu bëri të ditur se  të gjithë zyrtarëve të ATK-së dhe Doganës ju ka dërguar një Letër Zotimi ku i siguron ata se nuk do të ketë lëvizje të pozitave përkundrazi do të kenë përkrahje në avancimin  dhe rritjen e njohurive profesionale.”

“ Palët u dakorduan se  në këtë proces të themelimit të kësaj Agjencie është e nevojshme edhe  përfshirja e palëve  të interesit, sidomos sugjerimet të cilat vijnë nga përfaqësuesit e bizneseve, nga shoqëria civile si dhe nga ekspertët  vendorë dhe ndërkombëtarë,  në mënyrë që procesi i bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një Agjenci të vetme të të hyrave të jetë sa më  funksional dhe transparentë,” përfundon komunikata e ministrisë së Financave, përcjellë Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.