Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri gjerman: Rubio tha se ShBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin

NULL NULL
18.06.2025 17:09
Foto: ANSA/EPA

Ministri i jashtëm gjerman ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në luftën mes Izraelit dhe Iranit.

Johann Wadephul tha se këtë ia ka konfirmuar Sekretari i Jashtëm amerikan, Marco Rubio.

“Deklaratat ishin shumë të qarta: Rubio tha se ShBA-ja nuk do të intervenojë në luftë dhe nuk do të sulmojë, dhe meqë e vlerësoj shumë kolegun tim, i cili e ritheksoi këtë po ashtu në deklaratë, besoj se pozicioni i ShBA-së është ende ky”, tha ministri gjerman gjatë një konference për media në Berlin me homologun e tij jordanez, transmeton Klankosova.tv.

Por, në rast se Irani sulmon ndonjë objekt amerikan, atëherë do të ketë “natyrisht kundër-reagim ushtarak”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.