Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

NULL NULL
26.10.2023 11:43
faton peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot gjatë ditës do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Botëror për Ushqim që organizohet nga Fondacioni “World Food Prize”, që konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme për bujqësinë në botë.

Bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, gjatë ditëve të ardhshme, ministri Peci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit e këtij shteti, përfshirë këtu takimin me Guvernatoren e Iowes, znj. Kim Reynolds dhe Sekretarin për Bujqësi të Iowes, Mike Naig, ku në takime të ndara me secilën prej këtyre zyrtarëve do të diskutohet rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë përmes programeve e projekteve të ndryshme bujqësore.

Po ashtu, ai do t’i njoftojë ata edhe me të arriturat dhe sfidat në bujqësi, dhe impaktin që ajo ka dhe mund të ketë në ekonominë e vendit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.