Ministri Elbert Krasniqi blen 1 hektar tokë në një nga zonat më të mira të Pejës? (VIDEO) NULL NULL 07.02.2025 19:46 07.02.2025 19:46 Një sinjalizues ka dërguar në emisionin “Kiks Kosova” një fotografi që tregon se ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka blerë 1 hektar tokë mbi hapësirën e Spitalit të Pejës, një nga zonat më të mira të qytetit. Gazetarja Ardiana Thaçi-Mehmeti ka ngritur pyetje mbi burimin e financimit të kësaj blerjeje, duke kërkuar transparencë nga ministri Krasniqi. Kjo blerje vjen në kohën kur ai është akuzuar për keqpërdorim të një fondi prej 10 milionë eurosh të dedikuar për komunitetet, duke i orientuar përfitimet vetëm tek familjarët dhe këshilltarët e tij. Gazetarja Erjona Gjikolli ka theksuar se, nëse lajmi është i vërtetë, atëherë ministri ka blerë tokën në vendin me pamjen më të mirë në Pejë. Duke qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Albin Kurti për çështjet e komuniteteve, ky zhvillim ka ngritur dyshime dhe kërkesa për hetim mbi financat dhe vendimet e tij. Deri tani, ministri nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik mbi këtë çështje. /Klankosova.tv