Ministri Çeku viziton ekspozitën kushtuar masakrës së Llashticës në Gjilan (FOTO) NULL NULL 17.05.2022 12:59 17.05.2022 12:59 Në Galerinë e Qytetit të Gjilanit, po qëndron e hapur ekspozita me fotografi kushtuar masakrës së Llashticës të mbledhura e të dokumentuara nga lufta, të cilat për herë të parë ekspozohen nga Milaim Grabovci. Pos këtu, Çeku do të vizitojë edhe një ekspozitë tjetër e hapur në nderim të ish-komandantit Agim Ramadani, me punimet që i punoi vetë heroi. Në këtë ekspozitë po merr pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Kreu i MKRS-së më pas do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në zyrën e këtij të fundit.