Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri Çeku tregon si do ndahet në MKRS, buxheti për vitin 2023 (VIDEO)

NULL NULL
15.11.2022 22:02

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur sonte në Rubikon, edhe për mënyrën e ndarjes së buxhetit për vitin 2023.

Ai specifikoi se sipas Ligjit të Kosovës, çdo investim kapital i qeverisë, në fund i dorëzohet komunës, megjithatë më parë, nuk është përfillur një rregull i tillë sa i përket planifikimeve, përcjell klankosova.tv.

”Sipas ligjit të Kosovës, çdo investim kapital i qeverisë në fund i dorëzohet komunës”.

”Pra, komunat janë kujdestare, të çdo investimi publik. Edhe me stadiume, edhe me palestra, edhe me qendra të kulturës, vlen ky parim ligjor”.

”Shpesh kur është nis një investim kapital, e kanë planifiku vetëm sa kushton me ndërtu. Shumë pak rëndësi i kanë dhënë projektimit cilësor dhe menaxhimit e mirëmbajtjes”.

 

lajme të ngjashme