Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministri britanik: Sot nuk do të mund ta arrijmë testimin e 100 mijë personave

NULL NULL
30.04.2020 09:19
Staff work at a the COVID-19 testing facility at Ikea near the Wembley stadium in London, Wednesday, April 29, 2020. Coronavirus testing is now available for more people in England from Wednesday as the government relaxed rules on eligibility. (AP Photo/Frank Augstein)

Me shumë mundësi Britania e Madhe nuk do të mund ta arrijë cakun e synuar për testimit të 100 personave për koronavirus brenda një dite.

Kështu është shprehur Sekretari i Drejtësisë, Robert Buckland, duke shtuar se ajo mund të ndodhë në ditët në vijim, shkruan Sky News, transmeton Klan Kosova.

“Edhe nëse nuk e bëjmë këtë – që ka shumë gjasë të mos ndodhë tash – në ditët e ardhshme do ta arrijmë këtë cak”, ka thënë Buckland.

“Tani po kryejmë mbi 52 mijë testime. Kapacitet po shtohen”.

“Mendoj se ishte e drejtë të vendosej një cak i atill ambicioz. Dhe ndonjëherë edhe kur nuk e arrinë cakun në kohë, gjëja më e rëndësishme është drejtimi se kah shkon”.

Në fillim të prillit, Qeveria e Britanisë së madhe kishte thënë se synon që në fund të muajit të kryejë 100 mijë testime brenda një dite.

lajme të ngjashme