Ministri Aliu thotë se MF-ja i ka mjetet për rrugën Podujevë-Prishtinë NULL NULL 23.12.2022 13:55 23.12.2022 13:55 Ministri Aliu thotë se MF-ja i ka mjetet për rrugën Podujevë-Prishtinë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se sot sapo kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga minsitri i Financave, Hekuran Murati lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë. Ai gjatë konferencës për media, potencoi se problemet që i kanë pasur me këtë rrugë tashmë janë zgjidhur, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e shpronësimit dhe çështjen e projektit. “Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë”, tha ai. Aliu u shpreh se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe shtoi se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash. klankosova.tv