Ministrat shqiptarë bashkë në autobus drejt Kosovës NULL NULL 20.06.2022 09:15 20.06.2022 09:15 Ditën e sotme Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve. Ndërkohë ministrat shqiptarë janë nisur me autobus drejt Kosovës. Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka shpërndarë një foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë. Agjenda: Ceremonia zyrtare e pritjes; 11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri; Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës; Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim; 12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”; Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto; Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë; 12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare; 12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave; 18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj./abcnews.al/