Ministrat munguan shpesh në Kuvend (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 31.07.2023 20:33 nga Flamur Gajtani 31.07.2023 20:33 Raporti është i ri por të gjeturat, pak dallojnë nga ata paraprakë. Instituti Kosovar për Drejtësi, nxori të dhënat për sesionin pranveror të Kuvendit i cili mbylli punimet në fund të javës së shkuar. Nga monitorimi i 33 seancave po del se në shumicën e tyre munguan pjesëtarët e kabinetit qeveritar, në krye me diplomaten Donika Gërvalla, gjë që s`u evidentua as nga Kuvendi. Aktiviteti legjislativ qe i dobët edhe për atë shumë ligje me interes për qytetarët u zvarritën. Për këtë, sipas IKD faj pati mazhornaca që nuk dialogoi me opozitën. E të dobët si performancën e këtij sesioni, këtë legjislaturë po e cilëson edhe opozita. Gjatë kësaj kohe, u miratuan 44 ligje por monitoruesit evidentuan po ashtu se pati gjuhë jo parlamentare, seksiste e sjellje të dhunshme.