Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministrat mblidhen në konferencën për rivendosjen e drejtësisë në Ukrainë

NULL NULL
02.04.2024 11:11
Ministri i Mbrojtjes, Dimitri Kuleba
Ministri i Mbrojtjes, Dimitri Kuleba; Foto: Platforma X, Ministri i Mbrojtjes, Dimitri Kuleba

Ministrat e Jashtëm dhe të Drejtësisë nga një mori vendesh po marrin pjesë sot në një konferencë për rivendosjen e drejtësisë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është ndër ata që kryesojnë konferencën në Hagë të Holandës.

Në listën e folësve është edhe kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila ka lëshuar një urdhërarrest për Vladimir Putin.

“Holanda beson se është me rëndësi jetike që e vërteta dhe drejtësia të arrihet si për Ukrainën ashtu edhe për të gjitha viktimat e agresionit rus”, tha qeveria holandeze në një deklaratë.

Gjatë konferencës, një regjistër me bazë në Hagë të dëmeve të shkaktuara nga sulmi rus në Ukrainë do të hapë një proces që lejon njerëzit të paraqesin pretendime për dëmshpërblime, humbje ose dëmtime.

Priten midis 300,000 dhe 600,000 kërkesa, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme