Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ministrat luajnë shah

NULL NULL
08.05.2015 16:27
Ndër aktivitetet e shumta që u organizuan sot në kryeqendër për nder të Ditës së Evropës ishte edhe loja simultane e shahut , të cilën e zhvilloi mjeshtri slloven me famë ndërkombëtare, Bogdan Podlesnik me disa nga ministrat e Kosovës, ambasadorë, si dhe personalitete tjera publike.

Fahredin Majkovci nga Ministria e Kulturës ishte i pari nga mbi 20 sfiduesit i cili e mposhti Bogdan Podlesnikun, kurse ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku mjeshtrit slloven i nxori remi.

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë Miljan Majhen tha se shahu në vendin e tij ka një traditë të gjatë dhe se ka qenë i  njohur nëpër letrat sllovene qysh në vitin 1869, kurse në vitin 1912 atje është themeluar klubi i parë i shahut.

Ndërkaq, lojtari kryesor, i cili I sfidoi të gjithë të tjerët , Bogdan Podlesnik, tha se shahu është lojë në të cilën përdoret logjika dhe është shumë mirë për Qeverinë e Kosovës që e ka një ministër si Bekim Çollaku I cili e njeh mirë këtë lojë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.