Ministeriali i Jashtëm i NATO-s mbledh për herë të parë 32 aleatët NULL NULL 02.04.2024 10:55 02.04.2024 10:55 Pjesëtarë të vendeve anëtare të NATO-s Në Bruksel duke nisur nga kjo e martë, për dy ditë radhazi do të takohen ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Aleancës Veriatlantike – NATO. Ky takim do të mbledhë për herë të parë 32 aleatët, derisa Suedia do të ulet për herë të parë në tryezë pas bashkimit më 7 mars. Suedia ka pasur politikë 200-vjeçare të mosrreshtimit ushtarak. Para se Vladimir Putin ta pushtonte Ukrainën në shkurt të 2022-ës, sondazhet tregonin se më pak se një e treta e suedezëve mbështesnin bashkimin me NATO-n. Pas pushtimit, ¾ e tyre kishin shprehur dëshirën për bashkim, transmeton KlanKosova.tv. “Suedezët panë diçka të thellë: nëse Putin kishte vullnetin që të provonte për ta fshirë nga harta një fqinj, mandej ai nuk do të ndalej”, thotë NATO përmes një qëndrimi. “Tani NATO është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë”.