Mini, triumfues në Hungari NULL NULL nga Naim Selmani 22.07.2023 15:42 nga Naim Selmani 22.07.2023 15:42 Piloti italian, Gabriele Mini ka triumfuar të shtunën në garën Sprint në kategorinë Formula 3 në Hungari. Garuesi i ekipit Hitech Pulse Eight startoi i pari, por e humbi më pas pozitën në duel me Nikita Bedrin-in në Hungaroring, përcjell klankosova.tv. Por Mini qëndroi afër dhe nuk u dorëzua, fillimisht e ktheu pozitën e parë dhe më pas e menaxhoi garën për ta arritur fitoren e dytë këtë sezon. Ndërsa lideri i kampionatit Gabriel Bortoleto u paraqit mjaft mirë pasi nga pozita e 4-të në fund e zuri vendin e 2-të në podium. Teksa Bedrin u deshtë kënaqej me pozitën e tretë. Për të dhe ekipin Jenzer Motorsport, ky ishte podiumi i parë i sezonit.