Minerva Group mohon se mashtroi të riun për vizë pune, por ndryshon deklaratat (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 21.02.2023 23:05 nga Kiks Kosova 21.02.2023 23:05 Kompania Minerva Group ka mohuar akuzat e Artan Mehajt për mashtrimin me vizë pune. Ata janë arsyetuar se vonesat karshi Mehajt kanë ardhur për fajin e tij, pasi ai është dashur të sigurojë terminin për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Tutje përmes një përgjigjeje elektronike, zyrtarët e kësaj kompanie kanë theksuar se kontrata e Mehajt është ende e vlefshme dhe se paratë atij i kthehen, vetëm nëse i refuzohet viza nga ambasada e Gjermanisë. Ndryshe kanë folur për gazetarët e Kiksit, të cilët janë kamufluar si klientë potencialë për të siguruar një vend pune në Gjermani. Në interesimin e Kiksit për këtë mundësi, zyrtarë të kësaj zyre konsulente na pranojnë se në kuadër të marrëveshjes është edhe sigurimi i terminit në ambasadën gjermane, duke përfshirë edhe sigurimin e punës dhe vendbanimit dhe atë për vetëm 150 euro. Ata japin siguri që ambasada nuk e refuzon vizën, nëse janë të sakta të dhënat e kërkuara, duke përfshirë edhe pastërtinë para ligjit. Pavarësisht faktit se te rasti i Artan Mehajt, kjo zyrë thoshte se fati i terminit është përmes shortit, këtë radhë na dha më shumë siguri, duke theksuar se njerëzit e tyre kanë lidhje me autoritetet gjermane dhe e kanë më të lehtë të marrin këto termine, për të cilët qytetaret presin me vite. Kompania Minerva Group thekson se ka 10 vjet që e ushtron këtë biznes dhe që, sipas tyre, veprojnë si zyre konsulente për migrim në Gjermani dhe qëllimi i tyre është të ndihmojnë personat që kanë interes të emigrojnë në Gjermani për qëllime punësimi dhe t’u gjejnë atyre punëdhënës.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months