Minareja me shqiponjën dykrenare në Senik të Malishevës (VIDEO) NULL NULL 04.04.2023 14:45 04.04.2023 14:45 Fshati Senik, gjendet diku dhjetë kilometra larg Malishevës. Natyra e bukur, dhe kushtet ideale atmosferike perfeksionojnë atë se çka do të iu sjellim. Një fshat që ka rreth dymijë banorë që punojnë tokat e tyre të shtrenjta, kanë edhe diçka jo të zakonshme që ka kthyer gjithë vëmendjen në aty. Minarja e xhamisë së këtij materiali padyshim që është më e veçanta, sepse rrallëherë për të mos thënë asnjëherë nuk sheh shqiponjë dykrenare mbi një minare. Të gjitha që i kemi parë kanë hënën si simbol, por çka ndodhi me këtë fshat që vendosi ndryshe?! Xhamia është goxha e madhe dhe e bukur. Gjysmëhëna që vendoset në minare e në kupollat e xhamive, është e pranishme edhe në këtë xhami si në të tjerat kurse shqiponja nuk i zuri vendin askujt e as nuk e zëvendësoi hënën, ajo u vendos pikërisht ditën kur u inaugurua!