Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mimoza Kusari-Lila: Me Vetëvendosjen është vetëm bashkim i forcave politike (VIDEO)

NULL NULL
18.09.2019 23:25

Mimoza Kusari- Lila nga lista e Vetëvendosjes, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk e kanë zënë në befasi pasi vazhdimisht ishin të përgatitur për një proces të tillë për shkak të situatës së krijuar në vend.

Por, Kusari-Lila tregoi se si erdhi deri tek vendimi për të garuar në këto zgjedhje nga platforma e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

”Nuk na ka zënë në befasi zgjedhjet, çdo ditë kemi pritur se do t’na vijë diçka e tillë. Vetëvendosja programin e saj qeverisës e ka alternativë tashmë, është vetëm një bashkim i forcave politike. Kjo pjesëmarrje e imja për ne ka ardhë shumë natyrshëm për shkak se komunikimi për një platfomë të përbashkët ndodhi muaj më parë”.

Mimoza Kusari-Lila dha në Analizën Zgjedhore edhe arsyen se pse nuk ndodhi koalicioni me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

”Arsyeja ka qenë që të njëjtën kohë Lëvizja Vetëvendosje ishte në kontakt të vazhdueshëm me LDK-në dhe si rrjedhojë e mosbashkimit në një listë, në rast të cilit do të ishte edhe Alternativa, Vetëvendosje dëshiroi të shkojë me komplet identitetin e saj dhe prej ende kur kishte afat për koalicion parazgjedhor më është komunikuar kjo gjë që ishte befasuese dhe më shkaktonte shqetësim. Sepse edhe para dy viteve e njëjta ndodhi me LDK-në”.

”Pas asaj filluan ofertat e partive të tjera. Nuk ka qenë kërkesa e Albinit që ne të shkrihemi në funksionin politik të VV-së, gjë që mund ta them për Isa Mustafën spese ai ofroi shkrirjen e Alternativës në LDK. Nuk është rasti më ideal që jemi duke punuar. Duke mos dashtë ta bëjmë të njëjtin potez duke mos u pajtuar në fund për shkak të mandatarit- kemi tejkaluar dhe jemi rikthyer në bisedë krejt në fund dhe ja ku jemi pjesë e Listës Vetëvendosje”.

”Arsyeja është se nuk kemi dashur ta bëjmë atë shpërndarjen që zakonsisht ndodh. Besoj që është një bashkërendim serioz dhe më i përgatituri deri tash nga përvoja politike për reforma shtetërore”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.