Mimoza e fton Jabllanoviqin në Gjakovë NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila ka thënë sot se ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq nuk duhet të ketë frikë që të shkojë në Gjakovë për vizitë apo për t`u paraqitur në gjykatë. Ky i fundit është ftuar që më 22 maj të paraqitet në Gjykatën e këtij qyteti pas padisë së ngritur ndaj tij lidhur me deklaratat që i pati bërë për nënat gjakovare. Ndërkaq, e para e Gjakovës, këto deklarata i dha pas takimit që pati sot me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq , transmeton Klan Kosova. Jevtiq tha se padia ndaj parardhësit të tij në ministrin me të cilën udhëheq është çështje politike. Për t`u informuar më tepër rreth kësaj, ndiqeni kronikën e gazetarit, Besnik Tahiri në lajmet e orës 20:00./Klan Kosova.