Milot Hasimja, “viktimë” e kamerës së fshehur në Klan Kosova (VIDEO) NULL NULL 31.12.2021 14:09 31.12.2021 14:09 Moderatori dhe gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja, në ditën e fundit të vitit ka rënë pre e një kamere të fshehur, të organizuar nga kolegët e tij. Studio e Ora 7 ka një ekran që kushton shumë shtrenjtë, e që vet Hasimja kujdeset shumë që mos t’i ndodh gjë. Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, vazhdoi shakanë teksa telefoni Milotin për t’i dhënë lajmin e mbase edhe për ta qortuar se gazetarët e tij kishin luajtur me top në studion e programit të mëngjesit. Më poshtë mund të shihni se si regjia e Klan Kosovës inskenoi se ky ekran pati defekte teksa mund të shihni edhe reagimin e Milotit.