Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milot Avdyli bëhet lojtar i NK Celje në Slloveni

NULL NULL
17.06.2025 12:39

Klubi i futbollit nga Sllovenia, NK Celje, ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mesfushorit kosovar, Milot Avdyli nga skuadra ukrainase e Vorskla Poltava.

Avdyli ka ndryshuar ambient pas vetëm gjashtë muajve në Ukrainë, pasi tashmë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me sllovenët, transmeton Klankosova.tv

“Klubi i Futbollit Celje njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin ukrainas FK Vorskla Poltava për transferimin e Milot Avdyli”.

“Mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30.6.2028”, thuhet në njoftimin e klubit slloven.

21-vjeçari u bë blerja e katërt e Celjes këtë verë, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me klube si KF Trepca 89 dhe FC Arau.

Gjatë katër sezoneve të kaluara, ai bëri 109 paraqitje për ish-kampionët e Zvicrës, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 10 asistime, teksa në janar të këtij viti, ai u transferua në Ukrainë, ku bëri 10 paraqitje në pranverë.

Avdyli gjithashtu ka qenë një anëtar i rregullt i ekipeve të moshave të Kosovës, ku ka kulmuar si kapiteni te ekipi U-21.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.