Milionerët e Zvicrës, që s’i pranuan refugjatët (FOTO) NULL NULL 27.05.2016 14:41 27.05.2016 14:41 Njëri nga fshatrat më të pasura të Europës, Oberwil-Lieli, po refuzon që të pranojë azilkërkues në gjirin e vet, mirëpo po i jep shtetit 200,000 franga në këmbim. Të frikësuar se fëmijët dhe gratë e tyre mund të bëhen pre e sulmeve seksuale e po ashtu edhe nga rrezikimi i mënyrës paqësore të jetesës, ka bërë që ky fshat super i pasur alpin i Zvicrës, të votojë “jo” në referendumin ku kërkohej që në fshat të pranoheshin vetëm 10 emigrantë. Fshati piktoresk, ku 300 milionerë përbëjnë popullatën prej 2200 banorësh, kanë shfrytëzuar fuqitë e tyre financiare për ta kundërshtuar kërkesën e qeverisë së tyre. “Nuk i duam ata këtu, është e thjeshtë”, ka thënë njëri prej tyre shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. “Kemi punuar aq shumë gjatë tërë jetës, dhe nuk duam që fshati ynë i dashur të shkatërrohet. Nuk jemi të gatshëm të pranojmë refugjatë, ata s’mund të përshtaten këtu”.