Milionerët e Parlamentit të Kosovës NULL NULL 02.06.2015 08:42 02.06.2015 08:42 Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka 5.194.400 euro pasuri. Pas publikimeve të fundit nga Agjencisë Kundër Korrupsionit del se shumë deputetë të Kosovës janë milioner. Rrustem Mustafa ka miliona pasuri, por që pasuria e tij figuron vetëm nga viti 2000 e tutje, shkruan Zëri. Me shumë se pesë milionë euro, është vlera e pasurisë së paluajtshme e Rrustem Mustafës. Mirëpo, përpos kësaj deputeti Mustafa ka në pronësi edhe prona tjera, për të cilat nuk ka dhënë vlerë në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) të cilët janë bërë publik të hënën. Përpos pasurisë, Mustafa ka deklaruar se në llogaritë e tij bankare në bankat komerciale në vend ka rreth 170 mijë euro para të gatshme. Milionerë janë edhe, Pal Lekaj, Adem Grabovci e shumë të tjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë