Miley Cyrus mbështet homoseksualët NULL NULL 29.06.2015 08:53 29.06.2015 08:53 Këngëtarja që njihet për stilin e saj interesant dhe skandalet e njëpasnjëshme në botën e showbizit, Miley Cyrus ka vendosur që të dalë në krahë të komunitetit të homoseksualëve. Cyrus ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet një djalë nga Uganda që është i mbuluar me flamurin e këtij komuniteti. Ajo madje ka shkruar edhe një fjali interesante si përshkrim i kësaj fotografie, transmeton Klan Kosova. “Unë doja që ju të dini se çka është kurajo e vërtetë, në vend që të mendoni se është një djalë me armë në duar” shkroi këngëtarja.