Milani e fiton ndeshjen e parë kundër Tottenhamit, vendos Diaz NULL NULL 14.02.2023 23:03 14.02.2023 23:03 Milani ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Tottenhamin me rezultat minimal, 1-0. Golin e vetëm në takim e shënoi Brahim Diaz në minutën e 7-të të takimit, njofton Klankosova.tv. Tottenhami nuk arriti të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi, ndërsa Milani krijoi edhe tri raste të tjera, por që nuk i konkretizoi në gol. Ndeshja e kthimit midis Tottenhamit e Milanit do të zhvillohet më 3 mars, që do të luhet nga ora 21:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.