Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milan në kërkim të James Rodriguez

NULL NULL
24.06.2021 12:34

Milani po kërkon të zëvendësojë Hakan Calhanoglu dhe thuhet se mund të bëjë lëvizje për lojtarin e Everton James Rodriguez.

Rossonerët po studiojnë tregun për një zëvendësues të ri pasi Hakan Calhanoglu u largua si një transferim falas për t’u bashkuar me rivalët vendas Inter këtë javë.

Agjenti portugez Jorge Mendes ka dhënë një ide për të zëvendësuar turk-un me ish-mesfushorin sulmues të Real Madrid dhe Bayern Munchen, shkruan Il Corriere dello Sport, transmeton Klankosova.tv.

Gazeta raporton se kolumbiani ndihet i lënë pas dhe ka filluar të shikojë alternativa të ndryshme pasi Carlo Ancelotti u largua nga Everton për t’u ribashkuar me Real Madridin në La Liga.

Ancelotti më parë kishte qenë trajner i James në Real Madrid dhe Bayern Munich, para se ta sillte atë në Goodison Park verën e kaluar.

Milani aktualisht po punon për të siguruar Olivier Giroud në një transferim të lirë nga Chelsea këtë verë.

Rodriguez u transferua në Everton nga Real Madrid si transfer i lirë në shtator 2020 dhe kontribuoi me gjashtë gola dhe pesë asistime në 23 ndeshjet e tij në Ligën Premier.

Reprezentuesi i Kolumbisë aktualisht është i lidhur me klubin deri në qershor 2022 dhe Everton ka një mundësi për të zgjatur marrëveshjen e tij aktuale me një vit më shumë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.