Mijëra protestues në Jerusalem kundër qeverisë së kryeministrit Netanyahu NULL NULL 18.06.2024 11:28 18.06.2024 11:28 Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Jerusalem, duke kërkuar zgjedhje të menjëhershme dhe përfundimin e luftës në Gaza. Policia izraelite tha se nëntë protestues u arrestuan. Shumë izraelitë, të shqetësuar për pengjet ende të mbajtura në Gaza dhe luftën, akuzojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu se i vë interesat politike përpara çdo gjëje tjetër, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv Ata akuzojnë qeverinë se ka humbur kontrollin e luftës 8-mujore dhe kërkojnë një marrëveshje për ndalimin e luftimeve dhe kthimin e pengjeve. Netanyahu mohon akuzat dhe thotë se ka në mendje interesat më të mira të vendit.