Mijëra protestues çekë për të katërtën javë kundër ministres së Drejtësisë NULL NULL 21.05.2019 22:40 21.05.2019 22:40 Mijëra protestues cekë po protestojnë për të katërtën javë me radhë kundër ministres së Drejtësisë, prej së cilës ata frikohen se mund të ndikojë në një rast kriminal kundër Kryeministrit, Andrej Babis. Protestuesit thonë se komentet dhe veprimet e ministres së Drejtësisë, Marie Benesova kanë qenë përkrahëse ndaj Babis, një miliarder i kthyer në politikan, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Ai akuzohet për përvetësim të dy milionë eurove në mënyrë të paligjshme nga fondet e Bashkimit Evropian një dekadë më parë, në kohën se merrej me biznes. Babis ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Si pjesëtare e Parlamentit në vitin 2017 Benesova ka qenë në mesin e një grupi të vogël të ligjvënësve që nuk i kishte dhënë përkrahje heqjes së imunitetit parlamentar të Babis lidhur me rastin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 29 minuta më parë