Mijëra izraelitë tubohen jashtë parlamentit në Jerusalem, cak arritja e një marrëveshjeje pengjesh NULL NULL 07.04.2024 20:55 07.04.2024 20:55 Izraelitët mblidhen para parlamentit të Jerusalemit Mijëra izraelitë janë mbledhur jashtë parlamentit në Jerusalem, duke bërë thirrje për arritjen e një “marrëveshjeje pengjesh”. Demonstrata, e organizuar nga familjet e pengjeve, shënon gjithashtu gjashtë muaj nga dita e kapjes së tyre nga Hamasi, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Gjashtëmujori është përballur me zhgënjim në rritje në Izrael, ku protestat anti-qeveritare janë shtuar dhe zemërimi është rritur, me më shumë se 100 pengje që mbahen ende në Gaza. “Njerëzit presin fëmijët e tyre për prindërit e tyre, për motrat dhe vëllezërit e tyre dhe qeveria jonë duket se nuk i intereson”, tha Talia Ezrahi e cila mori pjesë në protestë me vajzën e saj. Sot në Kajro kanë rifilluar negociatat për një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve.