Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mihajloviq nënshkruan me Milan

NULL NULL
16.06.2015 13:02
Serbi ka marrë postin e trajnerit të AC Milan, pak minuta pas shkarkimit të Filippo Inzaghit.

Milan ka konfirmuar caktimin në postin e trajnerit të Sinisa Mihajloviq me një kontratë dyvjeçare.

Serbi u konfirmua në këtë post, vetëm 90 minuta pasi rosonerët konfirmuan shkarkimin e Filippo Inzaghit.

Mihajloviq e drejtoi Sampdorian drejt pozitës së shtatë në Serie A sezonin që shkoi, por u tërhoq, sipas tij në kërkim të një sfide tjetër.

Pritej që 47 vjeçari ta zëvendësonte Rafa Benitezin në postin e trajnerit të Napolit, por ai u kthye në San Siro, për të drejtuar rivalët e neroazurëve.

“Sinisa Mihajloviq, që ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, do të jetë trajneri i ri i AC Milan në sezonin tjetër”.

“Klubi i dëshiron sukses dhe rezultate të shkëlqyera”, thuhej në komunikatën e klubit.

Mihajloviq kaloi dy vite tek Inter, para se të pensionohej dhe të bëhej asistent i Robert Mancinit, që tani është kthyer për të drejtuar neroazurët.

Serbi më pas vazhdoi tek Bologna, Catania, Fiorentia, kombëtarja e Serbisë dhe Sampdoria.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.