Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miftaraj: Konstituimi do të ndodhë kur t’i konvenojë Kurtit – ai e vendos egon para interesit të Kosovës

NULL NULL
15.06.2025 14:03
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë thotë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës është në dorën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Miftarajt, nëse Kurti vendos interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale e partiake, e ndryshon kandidatin për kryeparlametar.

Tutje, ai shton se konstituimi i Kuvendit i hap rrugë formimit të qeverisë, për të cilën nga VV thonë se i kanë votat.

“Sigurisht se konstituimi i Kuvendit do të ndodh në  një fazë të mëvonshme kur i konvenon Albinit dhe LVV.  Deri atëherë do vazhdon cirku dhe shkelja e Kushtetutes dhe rregullave nga Avni Dehari”, shkroi Miftaraj në reagimin e tij në rrjetin social, Facebook. /Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.