Miftaraj (IKD): LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës NULL NULL 29.06.2025 12:08 29.06.2025 12:08 Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike. Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke minuar funksionimin kushtetues të institucioneve, transmeton klankosova.tv. ”Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar në anarki. Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike. Sot LVV, përmes Avni Deharit, shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë. LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës. Kosova – shtet i kapur nga egoja e sëmurë dhe interesat e Albin Kurtit dhe klientelës së tij. 39 dështime të Albulena Haxhiut dhe LVV-së janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.