Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Miftaraj: 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit, pakujdesi dhe amatorizëm

NULL NULL
07.07.2025 20:13
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi ka reaguar për vdekjen në duart e pesë policëve të  27 vjeçarit nga Lipjani.

Ai thotë se 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit, shkruan Klankosova.tv

Miftaraj përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, shkroi sa mënyra se si pesë policët e menaxhuan situatën më së paku mund të quhet “pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm”.,

“Shteti përmes Ministrit të Punëve të brendshme, Drejtorit të Policisë po edhe vet Kryeministrit do duhej të sqaronin për publikun ketë situate sonte. Pesë policet a e kishin trajnimin profesional te duhur për të menaxhuar situata të tilla?”, shkroi ai.

Ndërkohë që shtroi pyetjen se pse vitet e fundit po ndodhin skandale dhe dhunime të të drejtave të qytetarëve nga polic të caktuar.

A është kjo si rezultat i politikave të reja të LVV që policët e rinj nga shkollat e mesme të bëhen police me një trajnim prej vetëm 12 javësh? A ka ndonjë politike apo strategji te adresohet ky fenomen? Ne këto vite sa policë të rinj i kemi në rrugët e Kosovës me trajnim 12 javor?  Kosova gjithmonë është krenuar me policinë sepse ka qenë një force ndër me te pregaditurat dhe me profesionalet jo vetëm ne rajon por edhe ne krahasim me shtete te BE”, përfundoi ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.