Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mickey Rourke mendon se Tom Cruise s’është aktor i mirë, e quan edhe ‘të parëndësishëm’

NULL NULL
12.07.2022 10:07

Derisa ylli i “Top Gun: Maverick”, Tom Cruise, po shijon vazhdimin e tij të shumëpritur duke u ngjitur në kinema, ylli i “Iron Man 2”, Mickey Rourke, ka dalw me deklarata kundwr tij.

Gjatë një interviste me Piers Morgan, aktori i “Iron Man 2”, tha se shitja e biletave nuk do të thotë që ju jeni të mirë në zanatin tuaj.

Prezantuesi i televizionit britanik e pyeti Rourke se si ndihet ai për “Top Gun: Maverick” duke tërhequr më shumë se 1 miliard dollarë në arkat globale.

“Kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Djali po bën të njëjtën pjesë të efektshme për 35 vjet. Nuk kam respekt për këtë”, i tha ai Morganit.

“Nuk më interesojnë paratë dhe pushteti. Më intereson kur shikoj punën e Al Pacino-s dhe punën e hershme të Chris Walken dhe De Niro-s dhe punën e Richard Harris dhe punën e Ray Winstone. Ky është lloji i aktorit që dua të jem… Ka shumë djem që thjesht u përpoqën të shtriheshin si aktorë”, tha ai.

Morgan e pyeti Rourke drejtpërsëdrejti nëse ai mendonte se Cruise ishte një aktor i mirë dhe kjo ishte kur ylli i “The Wrestler” e tha troç se çka mendon për Cruise.

“Unë mendoj se ai është i parëndësishëm në botën time”, u përgjigj ai.

lajme të ngjashme